Mustafa: Investimi në kulturë nuk është shpenzim, por investim në zhvillimin e qytetit dhe në kapitalin njerëzor
Duke besuar se kultura është një prej shtyllave kryesore të zhvillimit të qytetit, Isah Mustafa ka ndërruar rolet karshi kulturës. Prej një artisti që ka ofruar art dhe kulturë, tashmë ka përvjelë mëngët për menaxhimin e kësaj fushe, duke marr përsipër rolin e drejtorit të kulturës për Komunën e Prishtinës. “Prishtina ka një potencial të jashtëzakonshëm artistik dhe kulturor, por ky potencial duhet të lidhet më mirë me qytetarët. Për mua, kjo nuk është vetëm një pozitë administrative, por një mundësi për të ndërtuar politika kulturore që e bëjnë kulturën më të qasshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të pranishme në jetën e përditshme të qytetit”, ka thënë Isah Mustafa për KultPlus, e që sipas tij, është i vetëdijshëm për sfidën e madhe, por në të...
Burimi:
kultplus.com