Murat Toptani, artisti i shumanshëm dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare
Më 13 korrik të vitit 1868 lindi në Aka (Turqia e sotme), Murat Toptani, skulptor, piktor, poet, publicist dhe një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare. Murati lindi në Turqi, sepse i ati, Said Toptani gjendej atje në internim. Në 1884 Murat Toptani vazhdoi studimet në shkollën “Sulltanie” (Gallata Saraj), ku mori një kulturë që u reflektua më vonë në gjithë veprimtarinë e tij të larmishme artistike. Në mbarim të shkollës ai zotëronte disa gjuhë të huaja: frëngjisht, osmanisht, arabisht dhe persisht. Veprimtarinë e tij e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht etj.). Mbajti kontakte të ngushta me vëllezërit Frashëri, pasi ishte dhe dhëndri i Naimit. Ishte delegat i Tiranës në Kuvendin e Vlorës dhe nënshkrues i Aktit të...
Burimi:
kultplus.com