Mokra, një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh
Krahina e Mokrës do të mirëpresë më 8 gusht edicionin e shtatë të “Mokra n’Fest 2026”, një aktivitet që synon të promovojë trashëgiminë kulturore, traditat, kulinarinë dhe bukuritë natyrore të kësaj zone me vlera të veçanta. Kryeministri Edi Rama u shpreh se Mokra është një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh. “Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat ku vallja nuk është vetëm kërcim, por trashëgimi. Ku duart që gatuajnë lakrorin dhe kulaçin ruajnë shijen e brezave, e ku çdo gur e çdo shteg ka një histori për të treguar. Kjo është Mokra një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh. Më 8 gusht, te Ura e...
Burimi:
kultplus.com