Modigliani në Tiranë, ekspozita që prezanton veprat e një prej emrave më të mëdhenj të artit botëror
Nga Julia Vrapi Veprat e një prej emrave më të rëndësishëm të artit modern italian të shekullit XX, Amedeo Modigliani, kanë mbërritur në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të rëndësishme të artit europian. Përmes një ekspozite të veçantë, publiku shqiptar ka mundësinë të njohë nga afër gjuhën unike artistike të Modiglianit, të njohur për format e tij karakteristike dhe portretet e thella emocionale. Ekspozita vjen si bashkëpunim mes Fondacionit Kalo Art dhe Arkivave Ligjore të Modiglianit, duke sjellë disa nga veprat më përfaqësuese të artistit për herë të parë kaq pranë publikut shqiptar. Ekspozita në galerinë “Kalo” është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e artit, veprat e Modiglianit njihen dhe janë parë nëpër botë, por përjetimi i tyre nga...
Burimi:
sot.com.al