“Miss Shqipëria” promovon rivierën, vajzat bëjnë ndalesa në vendet më të bukura të bregdetit jonian

“Miss Shqipëria” promovon rivierën, vajzat bëjnë ndalesa në vendet më të bukura të bregdetit jonian

Karvani i bukurisë së Miss Shqipëria vijon turin në destinacionet më të bukura turistike. Një traditë kjo prej 28 vitesh që shërben jo vetëm për të zbuluar vajzat më të bukura shqiptare, por edhe për të promovuar turizmin, kulturën dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë. Në këtë udhëtim të veçantë në jug, konkurrentet ishin të shoqëruara nga Aqua Prima, uji i vajzave të Miss Shqipëria. Një nga ndalesat kryesore ishte Saranda, ku konkurrentet janë akomoduar në Hotel Apollon, duke nisur menjëherë aktivitetet dhe xhirimet promocionale. Ato realizuan sete fotografike dhe materiale promocionale në disa prej pikave më të bukura të qytetit, ndërsa shijuan mikpritjen dhe atmosferën karakteristike të perlës së jugut. Rrugëtimi vazhdoi drejt Jalës, me një ndalesë të veçantë në Porto Palermo, një prej atraksioneve...