Misioni shqiptaro-francez, kërkime në sitin arkeologjik të Sardës, në ishullin e Shurdhahut

Misioni shqiptaro-francez, kërkime në sitin arkeologjik të Sardës, në ishullin e Shurdhahut

Në ishullin e Shurdhahut, në liqenin e Vaut të Dejës, kërkimet arkeologjike në qytetin mesjetar të Sardës po zbulojnë gjurmë të rëndësishme të historisë së tij, përfshirë një sistem fortifikimi me tre unaza mbrojtëse. Misioni shqiptaro-francez do të vijojë edhe këtë vit gërmimet për dokumentimin e strukturave dhe zbulimin e mëtejshëm të trashëgimisë së këtij qyteti mesjetar. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Helidon Sokoli, bëri të ditur për TVSH se, misioni arkeologjik do të rikthehet sërish gjatë verës për të vijuar kërkimet. Sokoli tha se projekti “Lugina e Drinit në Mesjetë” do të vijojë edhe këtë vit kërkimet në sitin arkeologjik të Sardës, në ishullin e Shurdhahut. Misioni shqiptaro-francez, i planifikuar të zhvillohet nga fundi i gushtit deri në mesin e shtatorit,...