Ministria e Sportit dhe Rinisë fton të rinjtë të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Ministria e Sportit dhe Rinisë fton të rinjtë të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në aktivitetin që do të organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2026, duke ftuar të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç të bëhen pjesë e diskutimeve dhe aktiviteteve interaktive. Aktiviteti do të mbahet më 12 gusht, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hapësirën para ndërtesës së Ministrisë së Sportit dhe Rinisë. Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë idetë, sfidat dhe vizionin e tyre për të ardhmen, si dhe të kontribuojnë me propozime për çështje që lidhen me të rinjtë, shkruan KultPlus. Ministria ka ftuar të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke e cilësuar atë si një mundësi për dialog, shkëmbim mendimesh dhe përfshirje aktive...