Mes peizazheve alpine nga Valbona në Korab-Koritnik, mbi 34 mijë turistë vizituan zonat e mbrojtura të Kukësit
Turistë vendas dhe të huaj po zgjedhin zonat e mbrojtura të Kukësit për të eksploruar natyrën, shtigjet malore, biodiversitetin dhe bukuritë e veçanta të një prej trevave më të pasura të veriut të Shqipërisë. Në këto zona, vizitorët mund të shijojnë peizazhe alpine, burime natyrore, pyje, liqene dhe monumente të natyrës, duke e kthyer eksplorimin në një përvojë të ndërthurur mes aventurës dhe njohjes së trashëgimisë natyrore. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të Kukësit, Lefter Gjana tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “nga janari deri në fund të qershorit zonat e mbrojtura u vizituan nga 34 015 vizitorë, nga të cilët 17 210 janë vendas dhe 16 805 të huaj. Ndërsa vetëm në qershor numri i vizitorëve arriti në 22 925 duke shënuar edhe shifrën më të...
Burimi:
kultplus.com