Me muze pas gjysmë shekulli, inxhinieri që hodhi themelet e muzeut arkeologjik në Durrës rikthehet si vizitor
Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka hapur një kapitull të ri dhe bashkë me të edhe emocionet e atyre që e ndërtuan. Mes qindra vizitorëve, spikat 82-vjeçari Jashar Luku, një nga inxhinierët ndërtues që hodhi themelet e kësaj godine në vitin 1973. Ai sot kthehet pas gjysmë shekulli për një takim plot emocione me historinë, ndërsa i bën homazh edhe arkeologut ikonë Vangjel Toçi. “Mbas 53 vitesh po hyj këtu. Është mrekulli sot… e vlen dhe më shumë se kaq. Durrësi 2500-vjeçar e më shumë është këtu. Vangjel Toçi, ikona e Durrësit meriton shumë të jetë në bashë të vendit, busti i tij duhet të ngrihet në majë të ‘Velierës'”, shprehet Luku. Hapja e Muzeut është shoqëruar me interes të lartë. Vendas e të huaj, të...
Burimi:
top-channel.tv