Mbrëmja kushtuar Nexhmije Pagarushës magjeps publikun në Ferizaj, ndalesa e radhës Istogu

Mbrëmja kushtuar Nexhmije Pagarushës magjeps publikun në Ferizaj, ndalesa e radhës Istogu

Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, u mbajt të enjten për herë të parë në Ferizaj, në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival. Në sheshin “Adem Jashari”, publiku ndoqi interpretimet e Alma Bektashit, Malvina Likajt, Samir Shehut dhe Liridon Sadriut, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit, përcjell KultPlus. Programi solli disa prej këngëve më të njohura të “Bilbilit të Kosovës”, ndërsa atmosfera u bë edhe më e veçantë kur publiku iu bashkua artistëve në interpretimin e disa prej veprave më të dashura të repertorit të Nexhmije Pagarushës. Pas ndalesave në Prishtinë dhe Ferizaj, mbrëmja “Nexhmije Pagarusha” do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog. Koncerti do të mbahet më 18...