Mbi 45 ikona të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do udhëtojnë drejt Francës

Mbi 45 ikona të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do udhëtojnë drejt Francës

Mbi 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i pasur i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të prezantohen për herë të parë në Francë, në ekspozitën “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila do të çelet më 13 qershor në Musée des Beaux-Arts de Chambéry. Ministri Blendi Gonxhja e bëri të ditur lajmin në një postim në rrjetet sociale. Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor, përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe një hap domethënës në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë shqiptare. Ajo realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Korçës dhe Chambéry-t, me mbështetjen e institucioneve kulturore shqiptare dhe franceze. Publiku francez do të ketë mundësinë të zbulojë një pjesë të veçantë të...