’Lumturia te njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që kam parë’
Ernest Hemingway mbetet një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë botërore. Me romanin “Plaku dhe Deti”, ai fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 1953, ndërsa një vit më vonë, në vitin 1954, u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi. I njohur për stilin e tij të veçantë dhe ndikimin e madh në letërsinë moderne, Hemingway la pas një trashëgimi të pasur letrare dhe filozofike. Më poshtë janë dhjetë prej thënieve të tij më të njohura, të cilat vazhdojnë të frymëzojnë lexues në mbarë botën: “Ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata me të cilët lidhesh lehtë, por edhe lehtë mund të rrish pa ta, dhe ata me të cilët është e vështirë të lidhesh, por e pamundur të rrish pa ta.” “Një njeri inteligjent ndonjëherë detyrohet të...
Burimi:
kultplus.com