“Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit, një rrëfim artistik mbi traditën dhe trashëgiminë kulturore
Nga Julia VRAPI Tradita shqiptare vazhdon të frymëzojë rrëfime artistike që sjellin në vëmendje historinë, trashëgiminë dhe vlerat kulturore të ruajtura ndër vite. Fustanella, si një element i rëndësishëm i veshjes tradicionale shqiptare, mbetet një dëshmi e pasurisë kulturore dhe një burim frymëzimi për artistët. Ekspozita artistike “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit solli pranë publikut një këndvështrim artistik mbi këtë pjesë të trashëgimisë sonë kulturore. Punimet e realizuara nga artisti Fatos Sojati, përmes formave, detajeve dhe interpretimeve të veçanta, risollën historinë dhe vlerat e fustanellës në një komunikim të drejtpërdrejtë me vizitorët. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale shprehet se punimet e artistit zgjuan interesin e të rinjve dhe turistëve. Sipas QKVT, një takim i bukur me traditën, ku arti e solli fustanellën më pranë...
Burimi:
sot.com.al