“Lost Lambs” i bashkohet listës së rekomandimeve të Dua Lipës

“Lost Lambs” i bashkohet listës së rekomandimeve të Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka prezantuar librin e radhës të Service95 Book Club, duke rekomanduar romanin “Lost Lambs” të autores Madeline Cash. Në prezantimin e saj, Dua e cilëson veprën si një nga romanet më të përfolura të vitit 2026, duke theksuar se fama që e ka shoqëruar është plotësisht e merituar. Romani ndjek historinë e familjes Flynn, e cila përballet me shpërbërjen e marrëdhënieve të saj pasi prindërit vendosin të hapin martesën e tyre. Ndërkohë, tre vajzat e familjes përpiqen të gjejnë identitetin dhe vendin e tyre në një botë gjithnjë e më të trazuar. Sipas Duas, libri trajton tema të ndryshme, duke përfshirë marrëdhëniet familjare, teoritë e konspiracionit, radikalizimin në internet, kërkimin e identitetit dhe nevojën për lidhje njerëzore. “Është...