“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë me qira), gjë që ka çuar në rritjen e çmimeve, shkruan Arina Codreanu në gazetën javore ekonomike të pavarur moldave “Logos Press”. Sipas platformës analitike “AirDNA”, tregu ka shënuar disa nga rezultatet më të mira të viteve të fundit, gjatë kësaj vere. Sipas të dhënave të “ACP Albania”, turistët rezervuan 284 300 netë qëndrimi në apartamente të listuara në “Airbnb”, “Booking.com” dhe platforma të tjera gjatë muajit qershor. Kjo është 23% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, numri i pronave të disponueshme për qira u rrit vetëm me 9,26%, nga 28 900 në 31 600. Kjo...