Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit mbarëkombëtar bukuritë e natyrës dhe trashëgimia

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit mbarëkombëtar bukuritë e natyrës dhe trashëgimia

Lezha është kthyer në një destinacion të rëndësishëm për artin e fotografisë, duke mirëpritur edicionin e radhës të Festivalit Mbarëkombëtar të Fotografisë. Gjatë dy ditëve 32 fotografë nga Shqipëria dhe trevat etnike shqiptare kanë evidentuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Lezhës. Drejtori i Turizmit në Bashkinë e Lezhës Renaldo Xhani vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti, i cili po shndërrohet në një platformë bashkëpunimi dhe promovimi për artin e fotografisë në nivel mbarëkombëtar. Aktivitete të tilla jo vetëm që nxisin kreativitetin artistik, por kontribuojnë edhe në rritjen e interesit për turizmin dhe kulturën, duke e kthyer Lezhën në një pikë referimi për fotografët dhe artdashësit.