Laura Pausini, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Laura Pausini, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Kupa e Botës FIFA 2026 po i afrohet fundit dhe organizatorët kanë zbuluar detaje nga ceremonia madhështore e mbylljes së turneut, ku pritet të marrin pjesë disa prej emrave më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare. Në mesin e artistëve që do të performojnë do të jetë edhe ylli italian Laura Pausini, e cila do të ngjitet në skenë së bashku me Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams. Ceremonia do të zhvillohet rreth 90 minuta para fillimit të finales së Kupës së Botës 2026, ndërsa tre artistët do të interpretojnë këngën zyrtare të kompeticionit, “Desire”. Në këtë spektakël pritet të jetë i pranishëm edhe aktori i njohur hollivudian Tom Cruise, duke i dhënë një tjetër dimension ceremonisë së madhe të mbylljes. E realizuar në bashkëpunim me Balich...