Largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina pas deklaratave të Zelenskyt për Kosovën

Largohet mbishkrimi “Free Ukraine” nga Prishtina pas deklaratave të Zelenskyt për Kosovën

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën, është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë vizitës së tij në Beograd. Largimi i mbishkrimit është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Shpend Lila, i cili ka publikuar edhe një video nga momenti i heqjes së tij. Gjatë qëndrimit në Serbi, Zelenskyy deklaroi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, duke ritheksuar qëndrimin e Kievit lidhur me statusin e Kosovës. Deklarata e presidentit ukrainas ka shkaktuar reagime në Prishtinë, ndërsa largimi i mbishkrimit “Free Ukraine” nga hapësira publike është parë si një veprim simbolik në kuadër të debatit të krijuar. Kosova ka qenë ndër vendet që ka shprehur mbështetje për Ukrainën pas nisjes së...