Kurti uron pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival: Shijoni gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar

Kurti uron pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival: Shijoni gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, i cili ka nisur edicionin e radhës në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti e ka cilësuar festivalin, të organizuar nga Dua Lipa, si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, duke theksuar se ai ka tërhequr mbi 100 mijë vizitorë vetëm gjatë vitit të kaluar. “Me fillimin e festivalit sot, u urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar”, ka shkruar Kurti. Sunny Hill Festival është një nga festivalet më të mëdha muzikore në Kosovë dhe rajon, duke mbledhur çdo vit artistë të njohur ndërkombëtarë dhe mijëra vizitorë nga vende...