Kurti: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë rrezikon paqen dhe drejtësinë

Kurti: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë rrezikon paqen dhe drejtësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, gjatë një aktiviteti të mbajtur në Institutin e Historisë në Prishtinë, ku ka mbajtur një fjalim kushtuar viktimave dhe rëndësisë së ruajtjes së së vërtetës historike. Kurti theksoi se gjenocidi i Srebrenicës është një e vërtetë historike, juridike dhe njerëzore, e vërtetuar nga drejtësia ndërkombëtare, duke shtuar se ai nuk mund të relativizohet apo të trajtohet si çështje mendimi. Sipas tij, krimet e kryera në korrik të vitit 1995 ishin pjesë e një politike të spastrimit etnik dhe shkatërrimit të popullit boshnjak. Në fjalën e tij, kryeministri tha se krimet e mëdha nuk fillojnë në momentin kur kryhen, por paraprihen nga propaganda, gjuha e urrejtjes dhe përjashtimi i tjetrit. Ai paralajmëroi se mohimi...