Kurti: Baleti Kombëtar i Kosovës po e përfaqëson me dinjitet vendin në arenën ndërkombëtare

Kurti: Baleti Kombëtar i Kosovës po e përfaqëson me dinjitet vendin në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar paraqitjet e Baletit Kombëtar të Kosovës në turneun e tij në El Salvador dhe Kolumbi, duke theksuar se arti dhe kultura janë ambasadorë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës. Sipas Kurtit, balerinët e Kosovës realizuan gjashtë shfaqje të baletit “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros, në katër qytete të ndryshme të Amerikës Qendrore dhe Latine, ku të gjitha biletat ishin të shitura dhe sallat të mbushura me publik. Ai bëri të ditur se turneu ndërkombëtar i Baletit Kombëtar do të vazhdojë edhe në Itali, Turqi dhe Austri, ndërsa theksoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë këtë institucion. Kurti shtoi se sukseset e artistëve kosovarë në skenat ndërkombëtare janë burim krenarie dhe një dëshmi e nivelit të...