Kur Picasso vizatoi…me dritë
Në vitin 1949, Gjon Mili troket në studion e Pablo Picasso në Vallauris, dhe ajo që ndodh më pas është një moment pure creative energy. Mes tyre krijohet menjëherë një kimi: kuriozitet, humor dhe një dëshirë për të provuar diçka ndryshe. Mili i propozon një ide të çmendur: 𝒫𝑜 𝓈𝒾𝓀𝓊𝓇 𝓉ë 𝓋𝒾𝓏𝒶𝓉𝑜𝓈𝒽… 𝓂𝑒 𝒹𝓇𝒾𝓉ë?” Dhe Picasso e bën. Kështu, në errësirë lindin figura që zhduken në sekondë por kamera e Milit i bën të përjetshme: centaurë, profile, forma që ekzistojnë vetëm si gjurmë drite. Kjo seri, e njohur më pas si light drawings, është një nga momentet më ikonike në historinë e fotografisë, një bashkëpunim ku piktura dhe fotografia shkrihen në një./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com