Kur Odisea shqiptar i Hollywood-it vizitoi Shqipërinë: Bekim Fehmiu në pranverën e vitit 1972
Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiu, një nga emrat më të spikatur të kinematografisë jugosllave dhe ndërkombëtare, vizitoi Shqipërinë në pranverën e vitit 1972, në kulmin e famës së tij artistike. Gjatë qëndrimit në vend, Fehmiu vizitoi disa nga qytetet dhe qendrat më të rëndësishme kulturore e historike të Shqipërisë, mes tyre Tiranën, Durrësin, Krujën, Shkodrën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Butrintin. Sipas materialeve të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), vizita e tij pati një jehonë të veçantë, pasi ndodhi në një periudhë kur kontaktet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin të kufizuara. Prania e një figure me përmasa ndërkombëtare si Bekim Fehmiu u konsiderua një ngjarje e rëndësishme kulturore. Gjatë vizitës, aktori u takua me figura të njohura të kulturës shqiptare, përfshirë shkrimtarët Ismail...
Burimi:
kultplus.com