Kur mbulohemi nga rrudhat, kur trashemi, dhe nuk mund të qëndrojmë më në take…

Kur mbulohemi nga rrudhat, kur trashemi, dhe nuk mund të qëndrojmë më në take…

Për të gjitha gratë… Në një moment të jetës sonë e humbim luftën me kohën… Rinia jonë rrëshqet nga trupi ynë dhe forca e keqe e gravitetit merr gjithçka… Nuk ka më krem ​​e pomada për të fshirë nga fytyra gjurmët e kaq shumë të qeshurave, mërzitjeve, netëve pa gjumë dhe nervave… Marrim vitamina, kolagjen, limon, xhenxhefil, uthull molle, mjaltë dhe omega tre dhe sa formula të tjera magjike na vijnë ndërmend…. Hamë më pak … Djersijmë kur është ftohtë dhe kur jemi të përgjumura… Një ditë kuptojmë se nuk ka take  të rehatshme, nuk shohim dot pa syze dhe rrënjët e flokëve tanë të thinjur rriten pa mëshirë… Se beli ynë është dy herë më i trashë dhe gjunjët të rrumbullakosur… Një ditë lodhemi...