Kur Dua Lipa këndonte në programet e shkollës (VIDEO)

Kur Dua Lipa këndonte në programet e shkollës (VIDEO)

Zëri i Dua Lipas po dëgjohet në të gjithë botën, por, talenti i saj për muzikë është vërejtur qysh në shkollën fillore. Në një video të publikuar në YouTube shihet Dua Lipa duke kënduar në programet shkollore. Në dokumentarin e publikuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, pjesë e së cilës ishte edhe Dua Lipa, e cila në këtë program i këndon mësueses dhe këngën “No One” të Alicia Keys.