Kujtim Laro, kompozitori që i dha shpirt dhe emocion filmave shqiptarë
Nga ILIR ÇUMANI Plot 79 vjet më parë, më 8 maj të vitit 1947, lindi një nga personalitetet e shquara të artit muzikor shqiptar, i cili nuk do të bëhej thjesht një kompozitor, por një nga emrat e përveçëm që vendosi një gurthemeli të rëndë në ngrehinën e historisë së muzikës bashkëkohore dhe asaj moderne shqiptare. Kujtim Laro, “Artist i Merituar”, do të bëhej zëri më domethënës, por i padukshëm, i shumë filmave artistikë shqiptarë që sot qëndrojnë në panteonin e artë të filmografisë shqiptare. Në çdo skenë dhe kuadër të paharruar të filmave “Lulëkuqet mbi mure”, në heshtjen dramatike te “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “Rrugica që kërkonin diell”, në frymën epike te “Nëntori i dytë”, në mallin dhe dritën njerëzore te “Udha e shkronjave”,...
Burimi:
javanews.al