Ku janë ‘skajet’ e botës? Qytetet më veriore dhe më jugore në Tokë
Kur mendojmë për “fundin e botës”, shpesh imagjinojmë vende të largëta, të ftohta ose të izoluar nga gjithçka që njohim. Por në realitet, këto “skaje” ekzistojnë dhe madje janë të banuara. Nga qytetet e ngrira në Arktik deri te vendbanimet e rralla pranë Antarktidës, njerëzit kanë arritur të jetojnë në kushte që duken pothuajse të pamundura. Qyteti më verior në botë: Longyearbyen I vendosur në arkipelagun e Svalbard, qyteti i Longyearbyen konsiderohet si vendbanimi më verior i përhershëm në planet. Me një popullsi prej rreth 2,000 banorësh, ky qytet norvegjez ndodhet vetëm disa qindra kilometra larg Polit të Veriut. Jeta këtu është e pazakontë. Për disa muaj në vit, dielli nuk lind fare, duke krijuar të ashtuquajturën “natë polare”. Ndërsa në verë, ndodh e kundërta:...
Burimi:
syri.net