Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030

Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030

Këtë e ka bërë të ditur ministri i deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ku u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, zhvillimet në rajon dhe mbështetjen franceze për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Haddad bëri të ditur se tashmë është nënshkruar një kredi prej 60 milionë eurosh për rinovimin e kompleksit të banimit të studentëve, projekt i cili do të jetë një nga investimet kryesore për përgatitjet e Kosovës për ngjarjen e madhe sportive të vitit 2030. “Sapo kemi nënshkruar edhe një kredi prej 60 milionë eurosh për rinovimin e kompleksit të banimit të studentëve, i cili do të shërbejë si Fshati Olimpik për Lojërat Mesdhetare. Projekti do të përfshijë...