Korça feston muzikën lirike, festivali “Tefta Tashko Koço” rikthen traditën dhe nxjerr në skenë talentet e reja

Korça feston muzikën lirike, festivali “Tefta Tashko Koço” rikthen traditën dhe nxjerr në skenë talentet e reja

Korça u kthye në qendër të muzikës lirike, me zhvillimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëtarëve të Shkollave të Mesme të Muzikës “Tefta Tashko Koço”. Në këtë edicion morën pjesë 6 gjimnaze artistike nga Shqipëria, të cilat sollën në skenë zëra të rinj që interpretuan pjesë nga repertori klasik muzikor. Festivali riktheu një traditë të hershme të qytetit të Korçës, i njohur për kontributin e tij në kulturë dhe art. Ky festival synon të vijojë si një traditë e përvitshme, në mbështetje të talenteve të reja dhe zhvillimit të artit lirik shqiptar. Top Channel