Konferenca historike Solvay e vitit 1927 mblodhi 17 fitues të Çmimit Nobel në Fizikë
Një nga fotografitë më ikonike në historinë e shkencës është realizuar gjatë Konferencës Solvay për Elektronet dhe Fotonet, e mbajtur në vitin 1927 në Bruksel, ku u mblodhën disa prej mendjeve më të ndritura të fizikës moderne. Në konferencë morën pjesë 29 shkencëtarë, ndërsa plot 17 prej tyre ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel, duke e bërë këtë takim një nga grumbullimet më të jashtëzakonshme të laureatëve në histori. Në mesin e pjesëmarrësve ishin emra legjendarë si Albert Einstein, Marie Skłodowska Curie, Niels Bohr, Max Planck, Werner Heisenberg, Erwin Schrödinger, Paul Dirac, Max Born, Louis de Broglie dhe Wolfgang Pauli, të cilët hodhën themelet e fizikës kuantike. Veçanërisht spikat Marie Skłodowska Curie, e vetmja grua në fotografi dhe njëkohësisht shkencëtarja e parë që...
Burimi:
kultplus.com