Koncerti i Kenye West, apel për mbërritje në kohë të pjesëmarrësve
Pak orë para zhvillimit të koncertit të Kanye West në Tiranë, Agjencia për Media dhe Informim, publikoi disa udhëzime për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e një organizimi sa më të mirë të eventit. Në njoftim, MIA informon se janë marrë masa për transportin e dedikuar drejt stadiumit, si dhe për funksionimin e linjave të transportit urban. MIA u bën thirrje të gjithë të pranishmëve të planifikojnë mbërritjen në kohë, të përdorin transportin e rekomanduar dhe të ndjekin udhëzimet e organizatorëve për mbarëvajtjen e aktivitetit. Sipas MIA-s, koncerti pritet të hyjë në historinë e eventeve në Shqipëri./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com