Kisha e Shën Kollit, monument kulture, drejt restaurimit përmes një projekti të ri ndërhyrjeje

Kisha e Shën Kollit, monument kulture, drejt restaurimit përmes një projekti të ri ndërhyrjeje

Nga Julia Vrapi Projekti për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Krutje të Sipërme, Lushnje, synon mbrojtjen, konsolidimin dhe ruajtjen e një prej monumenteve me vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Më herët është bërë e ditur se gjendja e kësaj kishe, monument kulture  kategori I, është përkeqësuar ndjeshëm, me dëmtime në naos, afreske, çati dhe kolonat mbajtëse, duke rrezikuar strukturën e saj. Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore zhvilluan këto ditë një takim pune me administratorin e Njësisë Administrative Krutje e Sipërme, Lushnje, për të diskutuar masat për mbrojtjen dhe restaurimin e Kishës së Shën Kollit. Gjatë prezantimit të projektit, u evidentuan ndërhyrjet e planifikuara, si dhe hapat për ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e projektit. Instituti bën të...