Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Birçe Hasko, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare. Lajmin e trishtë e ka shpërndarë Mevlan Shanaj, i cili vlerëson figurën e kolegut dhe mikut të tij. “Ka ikur Birçe Hasko.Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.Iku labi Birçe Hasko.Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit.Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit.Lamtumirë Mik bashkëpunëtor ! NJERI”, shkruan Shanaj. Hasko është një emër i njohur i estradës shqiptare. Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë...
Burimi:
vizionplus.tv