Kinemaja shqiptare prezantohet me 4 filma në festivalin në Andorra

Kinemaja shqiptare prezantohet me 4 filma në festivalin në Andorra

Kinemaja shqiptare prezanton katër filma në Andorra. Në ull nu Festival Audiovisual D’Andorra, një ngjarje e veçantë për audio-vizualin dhe kinemanë janë dhe filmat shqiptarë. Qendra Kombëtare Kinematografike bën me dije se në kuadër të këtij festivali, do të shfaqen 4 filma me metrazh të shkurtër, të realizuar nga regjisorë shqiptarë. “Një tjetër mundësi për të ndarë historitë, artin dhe kulturën tonë në botë”, thuhet nga QKK. Filmi artistik i shkurtër  “Sheets” nga Evi Gjoni do të prezantohet në këtë festival. Në një realitet distopik, një familje përballet me dilemën e rëndë: të denoncojë një familje emigrantësh që u kërkon ndihmë, apo të ruajë dinjitetin njerëzor duke rrezikuar sigurinë e vet. Ky film do të shfaqet më 22 maj, ora 18:30. Një tjetër film është...