KFOR dhuron instrumente muzikore për Shkollën e Muzikës “Amadeus”
Shkolla e Muzikës “Amadeus” ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga KFOR, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për edukimin muzikor të fëmijëve dhe të rinjve. Ceremonia e dorëzimit të donacionit u zhvillua në ambientet e shkollës, ku u theksua rëndësia e kësaj mbështetjeje për zhvillimin e talenteve të reja. Donacioni përfshin një sërë instrumentesh muzikore, si ksilofon, violonçel, korno, trumpetë, trombon, tamburinë, trekëndësh dhe cimbale marshimi, të cilat do të pasurojnë fondin instrumental të shkollës dhe do të përdoren nga nxënësit, si dhe nga Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, shkruan KultPlus. Sipas drejtuesve të shkollës, kjo mbështetje nuk përfaqëson vetëm një donacion material, por një investim në edukimin artistik dhe në të ardhmen e brezit të ri. Instrumentet e...
Burimi:
kultplus.com