Këngët labe dhe tingujt e fyellit gjallërojnë Amantian, muzika dhe tradita në zemër të trashëgimisë shqiptare
Parku Arkeologjik i Amantias u kthye në një skenë të veçantë të muzikës dhe traditës shqiptare, ku tingujt e këngëve labe u ndërthurën me peizazhin historik të një prej siteve më të rëndësishme arkeologjike të jugut të vendit. Në kuadër të aktiviteteve verore që zhvillohen në zonën e Selenicës dhe të edicionit të katërt të “Vajzë Fest”, grupi “Amantia” solli për publikun disa prej këngëve të njohura të traditës labe, duke krijuar një atmosferë festive mes historisë, kulturës dhe muzikës. “Labëria ime, Mal o gur i çmuar”, “Këngët shqiptare, këngët e mia” dhe “Ismail Qemali me derte” ishin pjesë e repertorit të interpretuar, duke përcjellë jehonën e polifonisë dhe të këngës tradicionale labe në hapësirat e lashta të Amantias. Momente nga kjo atmosferë u ndanë...
Burimi:
kultplus.com