Kalaja e Elbasanit, nga kujtesa historike drejt një rilindjeje të re urbane

Kalaja e Elbasanit, nga kujtesa historike drejt një rilindjeje të re urbane

Projekti i rijetëzimit synon të rikthejë zemrën historike të qytetit si një hapësirë ku trashëgimia, turizmi dhe ekonomia lokale bashkohen në një vizion të ri zhvillimi Në zemër të Elbasanit, mes mureve të lashta që kanë sfiduar shekujt, qëndron një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së qytetit, Kalaja. Ajo nuk është thjesht një monument i së shkuarës, por një hapësirë ku historia vazhdon të jetojë përmes banorëve, rrugicave, objekteve me vlera arkitekturore dhe kujtesës së brezave. Për shekuj me radhë, Kalaja ka qenë qendra e jetës qytetare, ekonomike dhe kulturore të Elbasanit. Brenda mureve të saj janë zhvilluar veprimtari tregtare, zejtari, janë ndërtuar banesa karakteristike dhe objekte që sot përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së qytetit. Por, ashtu si shumë qendra...