Java Kulturore Franceze do të sjellë art, kulturë, energji e frymëzim

Java Kulturore Franceze do të sjellë art, kulturë, energji e frymëzim

Java Kulturore Franceze do të nisë këtë të diel për të zgjatur deri më 24 korrik, me aktivitete të ndryshme që shtrihen nga piktura impresioniste, te teatri klasik, baleti, kinemaja, letërsia, muzika dhe shumë forma të tjera artistike. Franca është një nga qendrat më të rëndësishme botërore të artit dhe kulturës, me një trashëgimi të pasur dhe me ndikim të madh në krijimtarinë dhe mendimin kulturor global. Arti francez vazhdon të frymëzojë breza të tërë artistësh dhe publiku anembanë botës.Tashmë, e gjithë kjo trashëgimi dhe energji krijuese do t’i vijë më afër publikut shqiptar. Ky është edicioni i 5-të i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, gjatë të cilit Shqipëria shndërrohet në një skenë të madhe artistike, ku kultura nga e gjithë bota takohen për të sjellë emocione,...