Irma dhe Eranda Libohova ndezën atmosferën në natën e dytë të Prishtina Gastronomy Festival
Pas mbrëmjes hapëse “Albanian Night”, Prishtina Gastronomy Festival vazhdoi mbrëmë me një tjetër natë festive, kësaj radhe nën interpretimin e motrave Irma dhe Eranda Libohova, të cilat sollën në sheshin “Adem Jashari” një repertor të pasur të muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, shkruan KultPlus. Qindra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën në zemër të kryeqytetit për të shijuar jo vetëm ofertën gastronomike të festivalit, por edhe koncertin e dy artisteve të njohura, të cilat u pritën me duartrokitje që në daljen e tyre në skenë. Atmosfera u karakterizua nga kënga, vallëzimi dhe një pjesëmarrje e madhe e publikut, që iu bashkua pothuajse çdo interpretimi. Gjatë koncertit, Irma dhe Eranda Libohova interpretuan një sërë këngësh të dashura për publikun, ndër to “Xhinxhile”, “Lule të bukura...
Burimi:
kultplus.com