IKSHPK me rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta: Kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta, duke theksuar se vapa mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme. Sipas IKSHPK-së, fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga efektet e temperaturave të ngritura, prandaj rekomandohet që të merren masa për mbrojtje gjatë periudhave të nxehta, shkruan KultPlus. Instituti ka ftuar qytetarët të ndjekin këshillat për mbrojtje nga vapa dhe të tregojnë kujdes jo vetëm për veten, por edhe për familjarët dhe personat pranë tyre. Kujdesi i shtuar gjatë temperaturave ekstreme ndihmon në parandalimin e problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga ekspozimi i zgjatur në nxehtësi./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com