I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar
I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të cilët i bënë nderimet e fundit artistit që la gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe ekranin shqiptar. Koço Qendro u vlerësua si një nga figurat më të spikatura të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare. Me një karrierë që u shtri për më shumë se gjashtë dekada, ai interpretoi dhjetëra role, duke fituar respektin e publikut dhe të kolegëve. Në ceremoni u ndanë kujtime dhe vlerësime për jetën dhe veprën e tij artistike. Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita, aktori Andrea Pepi dhe drejtoresha e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Belliu, kujtuan me mirënjohje bashkëpunimin me Koço...
Burimi:
vizionplus.tv