Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Albert Vataj Ato silueta, të ngrira në dritëhijen e një shekulli të largët, nuk janë thjesht dëshmi estetike. Nuk janë vetëm grishës nostalgjikë, as thjesht dokumente të një kohe që u përmbyt nga rjedha e pandalshme e historisë. Ato shpërfaqen si vetë magjia e krijimit, të ngjizura në dlirësinë e një shpirti popullor që nuk ka njohur tjetër ligj veç finesës, përkorjes dhe një gjeometrie të brendshme hyjnore. Sot, ato na shfaqen si një himn i patundshëm përuljeje dhe dinjiteti përballë së përjetshmes. Kur i soditim këto fotografi, shumica e të cilave kanë sfiduar më shumë se një shekull harresë dhe pluhur kohor, na pushton ndjesia e një prekjeje sakrale në murin e kujtesës kolektive. Aty nuk ruhen thjesht imazhe, por kodohen shenjat e një...