Haxhiu, dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën e Kosovës

Haxhiu, dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën e Kosovës

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar grupin “Marigona” për kontributin e tij në promovimin e vlerave muzikore dhe për rolin e rëndësishëm si pjesë e gjeneratës së artë të rokut në Kosovë. Sipas njoftimit, Haxhiu vlerësoi se këngët e grupit “Marigona” mbeten pjesë e një periudhe të rëndësishme të zhvillimit kulturor të Kosovës dhe vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtën dashuri edhe sot. Ajo theksoi se, me krijimtarinë dhe veçantinë e tij artistike, grupi ka lënë gjurmë të qëndrueshme në muzikën kosovare dhe në kujtesën e shumë brezave./KultPlus.com