Hapet Zyrtarisht Edicioni i 25-të i DokuFest në Prizren me Temën “Mosbindje e
Mbrëmjen e djeshme, edicioni i 25-të jubilar i DokuFest hapi zyrtarisht dyert në Prizren, duke bërë bashkë publikun vendor e ndërkombëtar, kinastët dhe aktivistët kulturorë nën temën qendrore të këtij viti, Mosbindje e vazhdueshme (Persistent Defiance) Në orën 20:30, e gjithë vëmendja u kthye nga kinemaja mbi lumë, Kino Lumi, për Ceremoninë Zyrtare të Hapjes së DokuFest XXV. Në fjalën e tij hapëse, themeluesi i DokuFest-it, Veton Nurkollari, rikujtoi rrugëtimin 25-vjeçar të festivalit, nga një ide e guximshme në një qytet pa kinema, deri te një ngjarje kulturore që sot ka tejkaluar kufijtë e Prizrenit. Nurkollari theksoi se DokuFest-i është ndërtuar pikërisht duke sfiduar kufizimet dhe duke refuzuar idenë se “nuk bëhet” Duke folur për betejën e vazhdueshme për kulturën e pavarur, ai kritikoi tendencën që...
Burimi:
kultplus.com