Gustav Klimt, mjeshtri i artit simbolist që e shndërroi arin në gjuhë të pikturës
Gustav Klimt është një nga emrat më të rëndësishëm të historisë së artit evropian dhe figura më përfaqësuese e lëvizjes së Art Nouveau në Austri. I njohur për stilin e tij të pasur dekorativ, përdorimin e fletëve të arit dhe trajtimin simbolik të figurës njerëzore, Klimt krijoi vepra që vazhdojnë të mahnitin publikun edhe më shumë se një shekull pas realizimit të tyre. Pikturat e tij ndërthurin sensualitetin, mitologjinë, psikologjinë dhe ornamentin, duke e bërë atë një nga artistët më origjinalë të fund shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, transmeton KultPlus. Gustav Klimt lindi më 14 korrik 1862 në Baumgarten, pranë Vjenës, Austri. Ai ishte i dyti nga shtatë fëmijët e një familjeje me kushte modeste. Babai i tij, Ernst Klimt, ishte gdhendës ari,...
Burimi:
kultplus.com