Grupi Marigona ngjitet sonte në skenë me koncertin “Përjetë” në Prishtinë

Grupi Marigona ngjitet sonte në skenë me koncertin “Përjetë” në Prishtinë

Pas koncertit madhështor të Armend Rexhepagiqit, i cili u shënua si një nga momentet më të rëndësishme muzikore të vitit, këtë herë, në fokus është grupi Marigona me koncertin “Përjetë”, një mbrëmje e ndërtuar mbi interpretimin dhe një koncept të qartë artistik. “Përjetë” sjell në skenë repertorin e grupit Marigona në një formë të përmbledhur dhe të konceptuar posaçërisht për këtë mbrëmje, duke ruajtur identitetin e tyre muzikor dhe duke vënë theksin te performanca live. Koncerti mbahet sonte, më 18 korrik, në AMC HALL OUTDOOR në Prishtinë, dhe pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore të kësaj fundjave. Me këtë koncert, RAVE Production vazhdon angazhimin për të sjellë projekte me vlerë artistike dhe standard të lartë prodhimi, duke krijuar hapësira ku muzika live prezantohet me...