Grante për komunitetin e Butrintit, mbështetje deri në 20 mijë dollarë

Grante për komunitetin e Butrintit, mbështetje deri në 20 mijë dollarë

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me Fondacionin per Menaxhimin e Butrintit (BMF), ka hapur thirrjen e parë për aplikime në kuadër të Skemës së Granteve për Komunitetin Butrint. Kjo skemë synon të mbështesë individë, biznese lokale dhe organizata jofitimprurëse që kanë ide, iniciativa apo projekte që lidhen me zhvillimin ekonomik, kulturor, social dhe turistik të zonës së Parkut Kombëtar të Butrintit dhe komuniteteve përreth tij. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 15 tetor 2026. Përfituesit mund të marrin financim në formën e granteve deri në 20 mijë dollarë. Zonat që përfshihen në thirrje janë: Vrinë, Shëndëlli, Xarrë, Çiflik, Mursi, si edhe zona të tjera rurale të kufizuara me Parkun Kombëtar të Butrintit, të identifikuara si prioritare për zhvillim ekonomik, social dhe...