Google pezullon krijimin e imazheve satelitore me AI
Google ka pezulluar një funksion të ri në Google Earth që u lejonte përdoruesve të krijonin imazhe satelitore me inteligjencë artificiale vetëm duke shkruar një përshkrim. Vendimi u mor vetëm një ditë pas prezantimit të tij, pasi ekspertët paralajmëruan se mund të përdorej për krijimin e imazheve të rreme që paraqesin luftëra, katastrofa natyrore, sulme apo ngjarje të tjera që nuk kanë ndodhur. Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Google bëri të ditur se funksioni ishte menduar për përdorim profesional në fushën gjeohapësinore, por pranoi se në internet po qarkullonin pamje të krijuara me këtë mjet që mund të binin ndesh me politikat e kompanisë. Për këtë arsye, funksioni është tërhequr përkohësisht, ndërsa po zhvillohen masa shtesë sigurie. Kur u prezantua, funksioni u...
Burimi:
kultplus.com