Gonxhja: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” do të mbështesë zgjerimin cilësor të turizmit

Gonxhja: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” do të mbështesë zgjerimin cilësor të turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja gjatë prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” u ndal tek rëndësia e rritjes së vlerës së ndërmarrjeve dhe sipërmarrjeve në sektorin e turizmit, duke theksuar nevojën për një zhvillim më të gjerë dhe cilësor të industrisë. Gjatë fjalës së tij në panelin e III – Investimet në Bujqësi dhe Turizëm, Gonxhja tha se “kjo është një paketë për të cilën të gjithë bashke kemi punuar secili në përmasën edhe në proporcion dhe detyrat që ne bëjmë”. Ai  theksoi se turizmi është një nga sektorët kryesorë që përfshihet në këtë program, pasi kërkon zgjerim të kapaciteteve dhe rritje të cilësisë. “Turizmi është pa diskutim i përfshirë, sepse ka një nevojë shumë të madhe për të pasur një...