Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Për herë të parë, Gjon Mili Video Art Festival prezanton Programin e tij Ndërkombëtar të Rezidencës Artistike në Dhërmi, Shqipëri , një eksperiencë njëmujore e dedikuar artit video, filmit eksperimental dhe praktikave bashkëkohore vizuale. Rezidenca do të zhvillohet nga 1 maji deri më 30 maj 2027 dhe fton artistë të videos, regjisorë të filmit eksperimental dhe të filmit të shkurtër, krijues të dokumentarit dhe dokumentarit hibrid, artistë të imazhit në lëvizje, praktikues të artit multimedial dhe imersiv, si dhe artistë audiovizualë dhe të projeksionit nga e gjithë bota të mblidhen në një nga peizazhet më të veçanta bregdetare të Mesdheut. E konceptuar si një platformë artistike immersive e lidhur me Gjon Mili Video Art Festival, rezidenca synon të mbështesë praktikat bashkëkohore të imazhit në lëvizje...